Flash

"E sigurtë që transferohem": basti për veten i kushton pezullimin ish-sulmuesit të Anglisë

Lapsi.al 2 March 2020
"E sigurtë që transferohem": basti për veten i kushton

Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë Daniel Sturridge është skualifikuar deri në qershor për shkak të thyerjes së normave, të vendosura ndaj lojtarëve, nga Federata angleze e Futbollit (FA), mbi bastet sportive. Korrikun e kaluar, ish-sulmuesi i Liverpool u pezullua për dy javë, e u gjobit me rreth 100 mijë euro, për shkak se kishte dhënë "informacione konfidenciale" të vëllait për një bast mbi transferimin e tij të mundshëm tek Sevilla.

Një vendim që është konsideruar shumë i lehtë nga FA, që ka prezantuar edhe apelin mbi këtë cështje. Sot ka ardhur edhe vendimi final, konfirmuar edhe nga Fifa. Deri në 17 qershorin e ardhshëm, Sturridge nuk mund të marrë pjesë në asnjë lloj aktiviteti ose eventi të lidhur me futbollin. Pikërisht sot qëndërsulmuesi anglez - që në karrierë ka veshur edhe fanellat e Chelsea, Bolton e West Bromwich - kishte zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën e tij me turqit e Trabzonspor.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI