Flash

“Pogba do të kthehet tek Juve”: zbulimin e bën ish-lojtari i Liverpool

Lapsi.al 3 March 2020
“Pogba do të kthehet tek Juve”: zbulimin e bën ish-lojtari

Ish-mesfushori i Liverpool dhe Juventus ka ndezur sërisht cështjen që është e destinuar të shpërthejë në verën e ardhshme, me hapjen e merkatos. Në deklaratat e tij për të përditshmen britanike Daily Mail, Mohamed Sissokho ka folur për të ardhmen e Paul Pogba, gjithnjë e më afër rikthimit në bardhezi.

“Mendoj se do të kthehet tek Juventus, duke parë situatën. Gjithcka të bën se do të largohet nga United e Anglia e Juventus është një klub që ai e njeh mirë, ku e duan dhe e respektojnë pa kushte”.

Në fjalët e ish-mesfushorit ka vend natyrisht për Champions: ”Klopp ka thënë të vërtetën: nuk është vetëm një periudhë që përcakton forcën e një skuadre. Juventus ka lojtarë unikë. Mendoj që finalja më e mirë do të jetë Liverpool-Juventus. Dy klube unikë për nga mentaliteti, forca e lojtarëve e historia futbollistike. Kam qenë mjaftueshëm me fat që kam luajtur për të dyja skuadrat. Kanë sulme atomikë, Liverpool është më i ri e Juve ka më shumë eksperiencë. Po flasim për nivele shumë të larta”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI