Flash

Plas “bomba” në F1, rebelohen 7 skuderi: Mercedes udhëheq luftën kundër Fia e Ferrari

Lapsi.al 4 March 2020
Plas “bomba” në F1, rebelohen 7 skuderi: Mercedes udhëheq

Formula 1 është kaos të plotë e jo për faj të koronavrius. ‘Bomba’ që shpërtheu me pozicionimin e 7 nga 10 skuderitë e Cirkusit të Madh ka goditur plotësisht Fia e Ferrari. Në një komunikatë me firmat e shtatë nga 10 skuadrat e F1, të udhëhequra nga Mercedes, akuzohet Federata ndërkombëtare e automobilizmit për akordin "sekret" me skuderinë e Maranello, pas kaosit të power unit të vitit të kaluar. Madje, skuadrat në fjalë kërcënojnë edhe me veprime legale. Protesta është ushtruar nga Mercedes, McLaren, Racing Point, Red Bull, Renault, Scuderia AlphaTauri e Williams.

KOMUNIKATA E 7 SKUADRAVE

"Shtatë skuadrat, firmat e të cilave janë vendosur mbi këtë komunikatë, ndihen të befasuara e të tronditura nga komunikata e lëshuar nga FIA të premten në 28 shkurt në lidhje me mbylljen e hetimeve të bëra për Power Unit të Skuderisë Ferrari. Rregulluesi i një sporti ndërkombëtar ka përgjegjësinë për të vepruar me standardet më të larta të integritetit e transparencës. Pas muajsh hetimesh të bëra nga FIA në lidhje me cështjet e ngritura nga skuadrat e tjera, kundërshtojmë me forcë faktin se është arritur një akord konfidencial mes FIA e Ferrari në mbyllje të kësaj historie. Duam të nënvizojmë se do të vazhdojmë impenjimin tonë për të bërë qartësi në mënyrë përfundimtare mbi këtë temë për të garantuar që gjithë pjesëmarrësit në këtë sport të trajtohen në mënyrë të barabartë e korrekte. E bëjmë edhe me përgjegjësinë kunddrejt tifozëve e të gjithë palëve të interesuara e të përfshira në F1. Për më tepër, kemi të drejtën për të vazhduar veprimin tonë nëpër rrugë ligjore, duke iu drejtuar gjykatave kompetente”.

Javën e kaluar Fia kishte njoftuar mbylljen e hetimeve mbi power unit të Maranello, që u hapën pas akuzave të Verstappen në rastin e GP në Austin. Në atë komunikatë, u fol për një akord pa zbuluar përmbajtjen. “FIA komunikon që, pas hetimit të detajuar teknik, ka mbyllur analizën e saj të funksionimit të power unit të Formula 1 të Skuderisë Ferrari e ka arritur një akord me skuadrën. Specifikat e akordit do të mbeten mes palëve. FIA e Skuderia Ferrari kanë konkorduar një seri impenjimesh teknike që do të përmirësojnë monitorimin e të gjithë power unit të Formula 1 për sezonet e ardhshme të kampionateve, përvec se e ndihmon FIA në detyra të tjera normativë në Formula 1 e në aktivitetet e kërkimit mbi emisionin e karbonit”, ishte shkruar në komunikatën e Fia-s. E kjo natyrisht ka tërbuar konkurencën.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI