Flash

“iPhone e bileta avioni dhuratë”: Ronaldo fenomen edhe në motivimin e skuadrës

Lapsi.al 4 March 2020
“iPhone e bileta avioni dhuratë”: Ronaldo fenomen edhe në

Fitorja e disa ditëve më parë kundër Espanyol i ka lejuar Valladolid të marrë tre pikët e të bëjë një lëvizje të mirë në renditje, drejt mbijetesës në La Liga. Ashtu si bën të ditur 'La 8 de Valladolid', presidenti i klubit, Fenomeni brazilian Ronaldo, ka dashur ti shpërblejë lojtarët e tij, duke I dhuruar secilit një iPhone e disa bileta avioni për pushim.

"Fenomeni", pronar i 51% të klubit spanjoll, nuk i ndërmerr për herë të parë këto inisiativa, duke qenë se edhe në majin e kaluar ka dhuruar, ashtu si kishte premtuar në fakt, një fundjavë në Formentera për të gjithë skuadrën, pasi Valladolid arriti shpëtimin në La Liga.

Valladolid është ngjitur tashmë në vendin e 15 të klasifikimit, me 29 pikë pas 26 javësh të luajtura në kampionatin spanjoll. Skuadra e Ronaldos ka krijuar një avantazh prej 7 pikësh nga zona e rënies nga kategoria, me Mallorca që është aktualisht me 22 pikë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI