Flash

Zyrtare/ Merret vendimi për rikuperimet e Serie A: Juve-Inter në fundjavë pa tifozë

Lapsi.al 4 March 2020
Zyrtare/ Merret vendimi për rikuperimet e Serie A: Juve-Inter në

Mëngjesin e sotëm krerët e futbollit Italian janë mbledhur në Sallën e nderit të CONI në Roma e kanë marrë një vendim mbi rikuperimet në Serie A për shkak të shtyrjeve për shkak të koronavirus. Në pritje të komunikimit nga qeveria, Lega ka vendosur zhvillimin me dyer të mbyllura të javës së 26 të kampionatit fundjavën e ardhshme. Për rrjedhojë Juventus-Inter do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 20.45 e kampionati do të shtyhet me një javë.

Futbolli Italian është në pritje të direktivave qeveritare, duke vazhduar në hipotezën që ishte bërë e fortë në orët e fundit: rikuperimet do të luhen të shtunën e të dielën e kampionati pastaj do të vazhdojë normalisht duke u shtyrë me një javë vetëm. Në skenarin e ndërtuar, Juventus-Inter do të luhet të dielën në 20.45, duke qenë se të hënën është e sigurtë se nuk do të rrëzoheshin limitimet e dyerve të mbyllura.

Do të mbeteshin të bllokuara dy gjysëmfinalet e kthimit të Kupës së Italisë e Inter-Sampdoria: do të shihet ecuria e Juventus e Inter në kupat europiane e pastaj do të vendoset.

Në mbledhjen e Lega Calcio kanë qenë prezentë presidenti Paolo Dal Pino e administratori Luigi De Siervo, këshilltarët federal e përfaqësues të shoqërive të ndryshme mes të cilëve edhe presidenti i Lazio e Milan, Claudio Lotito e Paolo Scaroni, administratori i deleguar i Inter Giuseppe Marotta, drejtori sportiv i Juventus Fabio Paratici e zëvendëspresidenti i Romës, Mauro Baldissoni. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e Sassuolo, Atalanta, Fiorentina e Udinese.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI