Flash

Sekreti i penalltive të Tim Krul: portieri eleminoi Tottenham falë.. bidonit

Lapsi.al 5 March 2020
Sekreti i penalltive të Tim Krul: portieri eleminoi Tottenham falë..

Në llotarinë e penalltive, ëndërra më e keqe për një sulmues është të gjendet përballë Tim Krul. Portieri hollandez, i famshëm edhe për faktin se u hodh në fushë nga Van Gaal para goditjeve të penalltive të Hollandës kundër Costa Rica në Botërorin 2014, duke rezultuar vendimtar, është një pritës penalltish i specializuar. Konfirmimin e mori edhe nga Mourinho në FA Cup, i eleminuar me Tottenham e tij nga Norwich, i fundit i klasifikuar në Premier League për shkak të dy penalltive të pritura nga Krul.

Sekreti është në bidonin e ujit. Jo, nuk bëhet fjalë për asnjë substancë të ndaluar, por rreth tij ka një fletë ku Krul ka shënuar se si do ti godisnin penalltitë lojtarët e ndryshëm të Spurs sipas numrave në fanellë.

Ka funksionuar mesa duket: pas barazimit në 120' lojë, portieri ka pritur dy nga tre penalltitë e gabuar nga lojtarët e Tottenham, duke i lejuar Norwich të kalojë raundin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI