Flash

Video/ Kukësit nuk ia kishte fajin Duro, arratiset Tirana: krizë e thellë për Partizanin

Lapsi.al 4 March 2020
Video/ Kukësit nuk ia kishte fajin Duro, arratiset Tirana: krizë e

Ishte një javë që do të vendoste shumë e në fakt verdiktet i dha. Tirana merr arratinë, duke parë ti ndalojnë rivalët kryesorë, ku më të afërtin e sheh tani 6 pikë distancë. 13 rezultate pozitive radhazi janë një ecuri impresionuese që i ka bërë bardheblutë të shkojnë nga 5 pikë larg Partizanit në dhjetor, në +12 në fillim të marsit. Krizë e thellë për të kuqtë e Sormanit, që mund të sjellë një stuhi të vërtetë në shtëpinë e kryeqytetasve, ndërkohë që Kukësi bllokohet përsëri këtë herë në debutimin e Orges Shehit.

Një barazim pa gola kundër Vllaznisë, që nuk është se ngjall ndonjë optizmizëm tek kuksianët, përkundrazi i kujton presidentit Gjici, se Shpëtim Duro nuk paska qenë problemi i kësaj skuadre që nuk fiton. Këtë herë Blutë nuk u ndëshkuan në minutat e fundit vërtetë, por nuk shkuan fare në gol, gjë që e kishin bërë në tre ndeshjet e fundit ku rezultati nuk i dha të drejtë ish-teknikut. Duro u largua katër pikë nga kreu, por Shehi e gjen veten 6 që pas debutimit e me trendin e pikëve që merr Tirana titullit mund ti thotë lamtumirë që tani.

Për Europën përplasjet do të jenë të forta, por Kukësi do të ketë rivalin më të fortë jo atë që besonte. Partizani është një dështim i plotë dhe kundër Teutës skuadra rrëzohet, madje pa u ngritur dot nga disfata në derbi. Kallaku vendosi sfidan në kryeqytet, duke fundosur një Partizan, që tani mund të kalohet edhe nga Skënderbeu, që mbërriti në të njëjtën kuotë, pas fitores së qetë me Luftëtarin. Më keq se kaq të kuqtë e Sormanit nuk mund të bënin dhe tani faji është jetim dhe të gjithë përgjigjen me filozofi, në kohën kur duhet të gjejnë një zgjidhje, sepse edhe Europa mund ti japë lamtumirën një skuadra që ka dalë tashmë nga Kupa e Shqipërisë: 41 pikë Laci i vendit të tretë me Partizanin tre pikë larg.

Notën më pozitive të javës e meriton Bajram Jashanica: pas dy vitesh pezullim, mbrojtësi kosovar kthehet në fushë me gol për Skënderbeun, duke i dhënë fund një makthi të përjetuar, e duke tërhequr tashmë bardhekuqtë drejt një renditje vërtetë të pamenduar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI