Flash

Video/ "Rezultatin e kishte në dorë Zoti": 'bestyti' Egbo kalon numrin ters në Vlorë

Lapsi.al 4 March 2020
Video/ "Rezultatin e kishte në dorë Zoti":

“Në këtë fazë që është kampionati na hynin shumë në punë 3 pikët, sesa loja e bukur. E kam menduar që kjo ndeshje mund të shkonte kështu”. Kështu Emanuel Egbo justifikon performancën jo brilante të skuadrës së tij në ndeshjen e 13 ndeshje pa njohur humbje. Tekniku nigerian i frikësohej kësaj ndeshje, sepse ishte e kuptueshme që kryesuesit e kampionatit të shkonin vetëm për fitore në Vlorë, ashtu si dhe fakti që pas dy ndeshjeve me ritëm të lartë skuadra do të kishte firot e saj: “Vinim nga derbi me Partizanin dhe nga sfida me Kukësin. Lojtarët ishin pak të lodhje” shpjegoi nigeriani.

Flamurtari ishte i ndërgjegjshëm për inferioritetin kualitativ dhe statistikor, por luajti lojën e tij, me mundësitë që kishte ku mungesa e Ramos për Troisin u ndje shumë. Në minutën e 32 Tirana rrëmben një avantazh të dhuruar nga një autogol klasik i Vrapit, me qendërmbrojtësin që u fut në panik, në inkursionin e Ngo’o: “Jam njeri optimist dhe pozitiv, nuk e kam menduar asnjëherë humbjen. Rezultati nuk është në dorën time. E ka Zoti në dorë, ne thjesht duhet të japim 100%. Ai e di që kemi besim te ai. Çdo njeri që ka besim te Zoti, ia del” shpjegoi tekniku.

Skuadra e Troisit futet në ngërcet psikologjike, nga ku e ka ë vështirë të dalë, ndërsa bardheblutë insistuan për 45 minuta për të siguruar rezultatin, e për të mos pësuar surpriza të hidhura si ajo e fazës së parë, kur një nga 7 barazimet e Flamurtarit u arrit pikërisht kundër tyre. Cobinnah në të 86 është preciz kur goditja e tij përfundoi pas shpinës së Moçkës, duke dekretuar suksesin bardheblu: “Të rëndësishme janë 3 pikë. Kampionati është në sprintin e fundit. Nuk mund të hyjmë në aventurë” përfundoi Egbo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI