Flash

Ighalo del nga karantina e pushton United: Solskjaer e do me titull përfundimtar

Lapsi.al 5 March 2020
Ighalo del nga karantina e pushton United: Solskjaer e do me titull

Ole Gunnar Solskjaer po mendon për një akord përfundimtar për Odion Ighalo këtë verë. Tekniku ka pranuar se ardhja e tij është një “frymëmarrje” për Manchester United. Norvegjezi është befasuar nga sulmuesi nigerian, që nga ardhja e tij në huazim në ditën e fundit të merkatos së janarit. United e kishte kërkuar për të patur më shumë peshë përpara, për të mbushur boshllëkun e lënë nga Lukaku. Por problemi është se Ighalo erdhi nga Super League kineze e iu desh të futet në karantinë e nën vëzhgim, në kohën kur skuadra ishte në Marbella.

30 vjecari, ka patur më parë një eksperiencë në Premier League me Watford e ofron më shumë prezencë në zonë se Anthony Martial, Marcus Rashford e adoleshenti Mason Greenwood. Solskjaer ka mbetur i impresionuar nga ajo që Ighalo ka sjellë në fushën stërvitore, pa përmendur se tekniku beson që Ighalo ka një efekt mbi sulmuesit e tjerë të tij e po merr në konsideratë një qendrim më të gjatë të tij në Old Trafford: “Nuk është keq të jetosh një ëndërr, por është këtu për meritë, sepse është një sulmues i një lloji tjetër për ne - ka thënë Solskjaer -. Mund të arrijmë në verë e të duam të zgjasim kontratën e tij. Ka ardhur si një rrymë ajri i freskët. Ka patur shansin në pesë minutat e tij kundër Chelsea, ka shënuar kundër Brugges e ka patur raste kundër Watford”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI