Flash

Chelsea zbulon Billy Gilmour: talenti që hipnotizoi Liverpool në FA Cup

Lapsi.al 5 March 2020
Chelsea zbulon Billy Gilmour: talenti që hipnotizoi Liverpool në FA

Billy Gilmour është një mesfushor i ri skocez, datëlindja 2001, që ka rezultuar më i miri në fushë në sfidën e FA Cup të martën e kaluar. Ndeshje që e ka vendosur Chelsea përpara Liverpool, skuadër që ishte e pamundur në Premier, deri në rrëzimin përballë Watford. E megjithatë Blues arritën të përmbushin misionin për të mundur Reds me një 2-0 të pastër në Stamford Bridge. Mes protagonistëve të këtij rezultati të rëndësishëm është natyrisht i riu Billy Gilmour. Skocezi i rreshtuar nga Lampard në krah të Kovacic, shkëlqeu me një përfaqësim prej veterani.

Gilmour rezultoi një far i vërtetë ndricues përpara mbrojtjes e një pikë referimi konstant për shokët, duke i dhënë ekuilibër skuadrës së tij. Për 19 vjecarin bëhet fjalë për ndeshjen e tretë si titullar me fanellën e Blues në këtë sezon, pas atyre kundër Grimsby Town e Manchester United në League Cup. Mesfushori që ra në sy në ekipet e moshave të Chelsea, arriti të fitojë besimin e Frank Lampard, që ka vendosur të besojë tek ai për skuadrën e parë. E me ndeshjen e të martës, Gilmour fitoi komplimentat e të gjithë ambjentit Blues, duke nisur nga trajneri që e ka përkufizuar ndeshjen e tij «spektakolare, me një personalitet të madh».

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI