Flash

Griezmann 'i padëshiruar' në Barcelonë: do të jetë çelësi për Neymar

Lapsi.al 5 March 2020
Griezmann 'i padëshiruar' në Barcelonë: do të

Gati një vit nga ardhja e tij tek Barcellona, Antoine Griezmann rrezikon të largohet. Francezi duket se është i destinuar të përfundojë në tratativën mes Barça e Paris Saint-Germain si pjesë teknike shkëmbimi. Sipas asaj që bën të ditur Sport, Griezmann do ti lëshonte vendin në Katalonjë Neymar, që nga ana e tij është gati të largohet nga Parisi pas tre vjetësh.

Sulmuesi i ardhur nga Atletiko Madrid, për të cilin katalanasit paguan klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 120 milionë euro, duke shkaktuar një betejë të vërtetë ligjore me Colchoneros, nuk arriti kurrë të bëhej i rëndësishëm për blaugrana. Ftohtësia për mardhëniet e tij të mëparshme me lojtarët e Barcelonës, sidomos me Messi e Pique ka bërë që atmosfera të mos ishte kaq miqësore për Djallin e Vogël.

E sikur të mos mjaftojë, hija e Neymar ka qendruar në Kamp Nou gjatë gjithë kohës, duke e mbajtur nën presion francezin. Pas një vere këmbëngulëse, por jo frutdhënëse në negociatat për të rikthyer O'Ney në Barcelonë, parashikohet një tjetër dritare e nxehtë me brazilianin të drejtuar nga Spanja e Griezmann drejt PSG.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI