Flash

Fast food, qen e lakuriqë: kush është Ferran Torres, ylli që magjepsi Juventus

Lapsi.al 6 March 2020
Fast food, qen e lakuriqë: kush është Ferran Torres, ylli që

Pasioni për picën e fast-food, dashuria për qentë, afeksioni për familjen e një zemër valenciane shtyrë nga ambicja. Ky është Ferran Torres, 20 vjecari anësori i djathtë i Valencia që ka magjepsur vëzhguesit e klubeve më të rëndësishëm europianë falë një rritje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Djaloshi me origjinë nga Foios konsiderohet xhevahiri më i ndritshëm i gjeneratës së re spanjolle, që një vit më parë e udhëhoqi në triumfin në Europianin e fundit U19 me dy gola në finale kundër Portugalisë.

Mes pretendentëve për djaloshin - shkruan Mundo Deportivo - është edhe Juventus. Me një kontratë në skadencë vitin e ardhshëm e një klauzolë prej 100 milionë, Torres ka refuzuar deri tani cdo propozim për të rinovuar, duke i hapur rrugë fantazisë së klubeve të mëdha. Në rast se nuk rinovon, Valencia do të ishte e detyruar ta shesë në verë për një shifër shumë më inferiore se klauzola.

Curro Torres, tekniku i tij në debutimin në Segunda Division, në moshën 16 vjecare, e përcakton me "teknikë e shpejtësi, një specialist në një kundër një e në krijimin e superioritetit numerik”. Sprinti dhe progresioni me top në këmbë janë armët më të mira të këtij sulmuesi që, përvec se ka koleksionuar 86 prezenca e 8 gola me fanellën e Valencia, ka një eksperiencë të madhe me moshat e Roja, me të cilët ka fituar dy Europianë (U17 e U19). Lojtari ra në sytë e vëzhguesve të Juventus në 2017. Kapaciteti i vrapit dhe teknika e kanë transformuar në idhull të tifozerisë që prej vitesh nuk shihte të dilte nga kantieri i tyre një talent i tillë.

Tek Valencia luan që kur ishte 6 vjec, duke qenë një tifoz i cmendur i skuadrës së "Lakuriqëve", fanellën e të cilës i vesh edhe dy qenve të tij. Në moshën 20 vjecare, Torres ka zbuluar se bën ende një jetë të thjeshtë e të lidhur me traditat e familjes, ku shkon gjithnjë në momentet e lira. Për qytetarët e Foios është një motiv krenarie, edhe për mardhëniet e tij me të vegjlit, për të cilët realizon prej tre vjetësh një kampus veror me mbështetjen e Valencia. Veset e vetme që i lejon vetes janë pica e ndalesat në fast-food për një hamburger, për të cilin thotë se cmendet.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI