Flash

Pallotta mohon takimin me Friedkin: tifozët shpërthejnë kundër presidentit të Romës

Lapsi.al 6 March 2020
Pallotta mohon takimin me Friedkin: tifozët shpërthejnë
Asnjë përshpejtim e asnjë frenim vendimtar: tratativa për shitjen e Romës nga James Pallotta a Dan Friedkin vazhdojnë me kohët dhe mënyrat e përcaktuara për një cështje të një rëndësie të tillë. Vetëm dje u përhapën zëra për një takim në zyrat e Raptor në Neë York për të firmosur shitjen, por të dyja palët e kanë mohuar. Pallotta, në vecanti është shprehur në Twitter, duke tërhequr mbi vete edhe kritikat e tifozëve verdhekuq. Numri 1 aktual i kryeqytetasve është përgjigjur në një postim të gazetarit John Solano (RomaPress) që kishte postuar vendin e takimit të pretenduar: "Wow. Këtë e gabove". Tifozët verdhekuq kanë shpërthyer menjëherë. Në fund të fundit, në Romë tifozët presin me ankth zhvillime mbi të ardhmen e shoqërisë, të pakënaqur nga administrimi i Pallotta, të cilin në muajt e fundit e kanë kritikuar dhe kontestuar në stadium e me parrulla. Ardhja e mundshme e Friedkin shihet me shpresën për të kthyer verdhekuqtë kompetitivë e kjo vonëse ka acaruar nervat e tendosura të tifozëve romanë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI