Flash

Rabiot me Francën, në lojë futet një reper: edhe kënga nuk po e bind Deschamps

Lapsi.al 6 March 2020
Rabiot me Francën, në lojë futet një reper: edhe kënga

Çdo mjet është i dobishëm për të tentuar kthimin në ekipin kombëtar. Edhe kur nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Kështu, për të kandiduar sërish Adrien Rabiot për një vend te Blutë ka menduar reperi Sneazzy i cili ka përmendur lojtarin bardhezi në një pjesë të albumit të ri që do të dalë në Francë. Më tej mbetet për t'u kuptuar nëse trajenri Deschamps ka të njëjtat shije muzikore si mesfushori që tashmë ka mbetur disa vjet jashtë Francës.

Pasojë e refuzimit të madh të Adrien për të mbetur në listën e rezervave në prag të Kupës së Botës që u fitua më vonë në Rusi. Një vendim që ka ndërprerë marrëdhëniet me Deschamps, i cili nuk ka thirrur më ish-lojtarin e PSG që ndërkohë ka kaluar te Juventus, ku ka nisur të bëjë vend në planet e Sarri. Ditët e fundit, presidenti federal kishte kandiduar Rabiot të paktën në ekipin kombëtar Olimpik, në kaudër të Lojërave Olimpike të Tokios. Sidoqoftë, është shumë më i vështirë një kthim në kombëtaren kryesore.

Në këtë situatë ka zbritur në fushë reperi Sneazzy i cili në pjesën "Non stop" ka përmendur mesfushorin, si në vitin 2017, duke e marrë si shembull: "Unë dëgjoj vetëm nënën time si Adrien". Një mënyrë për të kujtuar marrëdhëniet midis lojtarit dhe nënës agjente, shpesh i kritikuar me akuzën si tepër i kushtëzuar. "Duke parë atë që ka treguar kohët e fundit me Juve - reperi Sneazzy, i cili u njoh me Rabiot përmes Instagram - thotë se ai meriton të thirret përsëri në ekip. Të paktën kjo është ajo që shpresoj për të". Në pamje të parë duket interesante si lëvizje, por Deschamps nuk duket si një tifoz i pasionuar i muzikës rep.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI