Flash

Letra e shkarkimit për Boban: u largua "për cështjen e duhur"

Lapsi.al 7 March 2020
Letra e shkarkimit për Boban: u largua "për cështjen e

Aventura si i ndarë në shtëpi për Zvonimir Boban i ka orët të numëruara: drejtuesi kuqezi është praktikisht një ish dhe po përgatitet të largohet zyrtarisht nga Milan. Nëse dje vizita e administratorit të deleguar Ivan Gazidis në Milanello e mungesa e kroatit e ato të Maldini e Massara bënë fotografinë e situatës, tani letra e mbylljes së raportit "për cështjen e duhur" që i është dorëzuar Boban do të bëhet shpejt formale. Një vendim që për momentin i takon vetëm Zvone por që rrezikon të përfshijë edhe Maldini, nëse jo menjëherë, në fund të sezonit.

Si ishte bërë e qartë në thelb, Boban është shkarkuar. Drejtuesi kroat paguan afirmimet e disa javëve më parë në lidhje me administrimin e shoqërisë nga Gazidis: Elliott i ka konsideruar shumë destabilizuese, duke konfirmuar në të njëjtën kohë besim të plotë për administratorin e deleguar aktual të kuqezinjve, njeriu i besuar i fondit amerikan. Përfundon kështu, pas disa muajsh, eksperienca e Boban si drejtues kuqezi. Në këto ditë, edhe pse i ndërgjegjshëm për fatin e tij, kroati ka vazhduar të punojë rregullisht, por tani erdhi vërtetë fundi.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI