Flash

Nba me dyer të mbyllura për Koronavirus, LeBron: "Unë nuk luaj pa tifozë"

Lapsi.al 7 March 2020
Nba me dyer të mbyllura për Koronavirus, LeBron: "Unë nuk
"Unë luaj basketboll për shokët e mi e për tifozët. Mund të bëjnë atë që duan, por unë nuk luaj me dyer të mbyllura", ky është pozicionimi i qartë i LeBron James mbi hipotezën për ti zhvilluar ndeshjet e Nba me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës koronavirus. Ylli i Lakers, pasi fitoi super sfidën me Bucks, ka shprehur opinionin e tij: "Të luash pa publik është e pamundur, nuk luaj pa tifozët në tribunë". Emergjenca koronavirus mbërrin edhe në Shtetet e Bashkuara e Nba po përgatitet për ti luajtur disa ndeshje me dyer të mbyllura. Pas lajmërimit të dy ditëve më parë për të instruktuar lojtarët mbi mënyrat më të mira për të ndjekur, NBA ka shpërndarë një tjetër komunikatë për 30 skuadrat, duke kërkuar që të përgatiten për të luajtur ndeshje me dyer të mbyllura. Në vecanti, skuadrat duhet të identifikojnë cilat veprime janë të nevojshme për të zhvilluar ndeshje pa tifozë e atë që pëcaktohet si një "staf esencial" për të zhvilluar ndeshjet, duke përjashtuar median e persona të tjerë që frekuentojnë arenat. Skuadrat duhet të përgatiten për të bërë kontrolle mbi temperaturën e lojtarëve, antarëve të stafit e arbitrave.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI