Flash

Conte sfidon Juventus në ish-shtëpinë e tij: "I shëmtuar stadiumi bosh, gati për një ndeshje të madhe"

Lapsi.al 7 March 2020
Conte sfidon Juventus në ish-shtëpinë e tij: "I

Antonio Conte përgatitet të përballet me Juventus në Stadium, në fund të një periudhe aspak të thjeshtë për Interin e tij: "Vijmë në këtë ndeshje në mënyrën e duhur, pavarësisht vështirësive - ka thënë tekniku në vigjilje të sfidës titull - Sepse të ndryshosh program e të mos luash ndeshje nuk ishte e lehtë. Por, ashtu si i kam thënë djemve, në këto raste duhet të jemi të aftë të përshtatemi në mënyrë të shpejtë e të vazhdojmë të bëjmë atë që jemi duke bërë, pra të punojmë fort e të japim më të mirën. Stadium me dyer të mbyllura? Vështirë ta imagjinoj, publiku është shumë i rëndësishëm kur luhet futboll, sidomos në ndeshje si kjo. Në një moment si ky duhet të bëjmë kujdes të madh sepse shëndeti i qytetarëve vjen para të gjithave".

Conte ka folur edhe për gjendjen e të tijve pas ndalesës së detyruar: "Gjendja e përgjithshme është e mirë, natyrisht duhet të mësohemi me ndryshimin e programit, por kemi punuar në këtë drejtim dhe djemtë kanë qenë të jashtzakonshëm sepse kanë patur gjithnjë gatishmëri dhe dëshirë të madhe për të luajtur ndeshje të tilla që kanë shumë rëndësi për klasifikimin. Vijmë në këtë sfidë me shumë dëshirë e vendosmëri".

Tekniku ka folur përmes kanalit zyrtar të Inter, duke qenë se është e pamundur të mbahet konferenca për shtyp, e ka analizuar rëndësinë e ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij: "Cdo ndeshje ka historinë e saj, është e paevitueshme që në këto lloj ndeshjeshjanë detajet ato që bëjnë diferencën. E dimë se përballemi me një skuadër shumë të fortë, kështu që respektojmë atë që ata po bëjnë. Juventus-Inter do të jetë gjithnjë një sfidë e madhe, por e rëndësishme është që pas saj të ketë një domethënie të madhe në nivel klasifikimi".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI