Flash

“U ndjeva si një majmun”: Rudiger rrëfen racizmin e përjetuar në stadiumin e Tottenham

Lapsi.al 7 March 2020
“U ndjeva si një majmun”: Rudiger rrëfen racizmin e

Antonio Rudiger, mbrojtësi i Chelsea, kthehet të flasë për racizmin e për cështjen e kohësve të fundit që e ka parë protagonist të fyerjeve nga ana e publikut, mbështetës të Tottenham, në sfidën kundër blues. Gjermani ka rrëfyer ato momente të tmerrshme të përjetuara, në mikrofonët e Dier Spiegel.

NJË KAFSHË – Duke u kthyer në atë ndeshje e në emocionet negative të përjetuara, Rudiger ka komentuar: “Pyes veten si ka mundësi që asnjë nga 60.000 personat në këtë stadium nuk e dëgjoi dhe e kuptoi cfarë po ndodhte. U akuzova, si të isha një gënjeshtar. Pata ndjesinë se duhet të mbyllja gojën. Por kam një mesazh për të gjithë”, ka thënë mbrojtësi gjerman. “U ndjeva sikur të mos isha njeri, por një kafshë. Një majmun. Mendoj se nëse nuk ke përjetuar kurrë situata të tilla nuk mund të imagjinosh dot si ndihesha unë. Kundër Tottenham u ndjeva tmerrësisht vetëm".

GJESTI – Por ka nga ata që dicka dëgjuan, e ishte kapiteni i Spurs Harry Kane. Rudiger ka zbuluar se sulmuesi i ka kërkuar ndjesë: “Unë i thashë që nuk ishte absolutisht faji i tij e se nuk duhet të kërkonte ndjesë. Por ai donte ta bënte si një shenjë që klubi i tij nuk e mendon ashtu. Më bëri mirë me ato që më tha. Të dish se ka ende racizëm në ditët tona më trondit. Nuk arrij ta kuptoj”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI