Flash

Video/ Debutim historik për një shqiptar: katër minutat e Brojas me Chelsean në Premier League

Lapsi.al 8 March 2020
Video/ Debutim historik për një shqiptar: katër minutat e Brojas

Një thirrje në skuadrën e parë dhe një shkelje e tapetit të Stamford Bridge në 4-0 e Chelsea kundër Everton. Është pak ta quash një arritje fantastike për Armando Brojën, sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, që zëvendësoi Giroud katër minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Shkodrani është aktivizuar në minutën e 86’, nga tekniku Frank Lampard, duke zëvendësuar sulmuesin francez Olivier Giroud, duke u bërë shqiptari i dytë pas Lorik Canës që aktivizohet në Premier League. Natyrisht për lojtarin e dalë nga akademia e londinezëve është një sukses, duke qenë se ka bërë debutimin në moshën 18 vjecare. Broja ka mbajtur fanellën me numër 57 dhe shpreson sigurisht që pas këtij debutimi të vijnë shanse të tjera nga Lampard.

Blues kanë hapur serinë e golave në të 14' me Mason Mount që kaloi Chelsea në avantazh, përpara se Pedro të bënte 2-0 në minutën e 21. Dy golat e tjerë në Stamford Bridge u shënuan në pjesën e dytë me

Ëillian që realizoi në të 51 e Giroud tre minuta më pas kompletoi pokerin, përpara se ti lejonte debutimin Brojës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI