Flash

Video/ Arbitrat fundosin Partizanin: një penallti skandaloze vendos ndeshjen

Lapsi.al 9 March 2020
Video/ Arbitrat fundosin Partizanin: një penallti skandaloze vendos

Pas 5 vitesh, Vllaznia mund ti gëzohet një fitore në Shkodër kundër Partizanit. Të kuqtë e Sormanit marrin humbjen e tretë radhazi dhe ndëshkohen përsëri nga vendimet e arbitrave. Një penallti e cuditshme vendosi ndeshjen në Loro Boricin pa tifozë, duke komplikuar edhe më shumë shpresat e të kuqve për një vend në Europë.

Në minutën e 34 ka ardhur edhe episodi kyc, kur Hakaj ka prekur topin me dorë duke shkaktuar 11 metërsh. Në fakt situata është më e komplikuar, sepse në momenti e goditjes drejt portës nga Gilman Lika dhe prekjen e topit nga Telushi, topi shkon drejt zonës së Hakajt, me një lojtar të Vllaznisë në pozicion jashtë loje. Topi prek edhe krahun e mbrojtësit të Partizanit që po vendoste topin në kontroll, por nëse konsiderohej krahu i Hakajt si pengesë e marrjes së topit nga kundërshtari, duhej më parë të ishte sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Ajo që nervozi edhe më shumë Partizanin ishte një tjetër episod që mund të ndryshonte fytyrën e ndeshjes, kur Adili i Vllaznisë vë përfund me duar Brojën, që priste topin brenda zonës, por u konsiderua lojë e rregullt.

Partizani ka edhe fajet e tij në këtë humbje që vazhdon ta mbajë në periudhë të errët skuadrën e Sormanit, por kundër kryeqytetasve po gabohet rregullisht dhe bëhet ndeshja e tretë në katër të luajtura që të kuqtë kanë episode kundër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI