Flash

Koronavirus i mbyll dyert Spanjës e Portugalisë: të gjithë aktivitetet sportive pa tifozë

Lapsi.al 10 March 2020
Koronavirus i mbyll dyert Spanjës e Portugalisë: të gjithë

Emergjenca koronavirus nuk njeh kufi fatkeqësisht e edhe në Spanjë po marrin masa drastike. Qeveria, në fakt, është e orientuar të vazhdojë me dyer të mbyllura të gjitha manifestimet sportive kombëtare e ndërkombëtare duke filluar nga java e ardhshme. Pritet aprovimi i Këshillit të ministrave. Ndërkohë, futbolli spanjoll ka zyrtarizuar se "të paktën dy javët e ardhshme" të Liga e Segunda Division do të luhen pa publik.

Për sa i përket futbollit, biznes që paguan taksa 4 miliardë e 100 milionë euro në vit e punëson 185mijë persona, në Spanjë ekzistojnë të njëjtat frikëra e bëhen të njëjtat arsyetime si edhe në Itali vetëm pak ditë më parë. Një pezullim i ndeshjeve do të shihej si katastrofë, për shkak të mungesës së datave të mundshme në kalendar për të arritur ritmin. Por mbi të gjitha i frikësohen pasojave në lidhje me të drejtat tv kombëtare e ndërkombëtare, "për vendimet e operatorëve që kanë paguar miliona euro për transmetimet". Është gjithashtu edhe frika se një lojtar apo pjesëtar i stafit mund të infektohet nga koronavirus.Në atë rast, menjëherë e gjithë skuadra duhet të futet në kurantinë, e kështu nuk mund të marrë pjesë më në ndeshje e kampinati do të prishej.

EDHE NË PORTUGALI ME DYER TË MBYLLURA

Federata portugeze ka njoftuar sot, përmes një komunikate zyrtare, që të gjithë ndeshjet e kampionateve profesioniste do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI