Flash

"Pa tifozë luajtëm dhe fituam": Jonuz nuk i sheh avantazh dyert e mbyllura në Vlorë

Lapsi.al 12 March 2020
"Pa tifozë luajtëm dhe fituam": Jonuz nuk i sheh avantazh

Fitorja kundër Partizanit e ka bërë optimist teknikun e Vllaznisë, Mirsad Jonuz në tentativën për tiu shmangur zonës së playout. Për fatin e shkodranëve, tani kundërshtar është vendi i fundit i renditjes Flamurtari, që për më tepër do të luajë edhe pa mbështetjen e tifozëve. Ky për teknikun e kuqebluve nuk është një avantazh, duke kujtuar se të tijtë pikërisht pa tifozë arritën fitoren.

“Kemi tre ditë kohë për t’u përgatitur kundra Flamurtarit e ka për të qënë një ndeshje e vështirë. Kemi menduar që Teuta dhe Bylis kishin për ti fituar, por nuk ndodhi, ndaj duhet të jemi të përgatitur. Kjo situata që do të luajmë pa public nuk është avantazh. Ne luajtëm e fituam pa tifozë, e ndoshta do të vazhdojmë të luajmë edhe për 20 ditë të tjera pa publikun, por më e rëndësishme është që njerëzit të jenë mirë për nga nga shëndeti. Skuadra ka luajtur gjithmonë si me publik dhe pa public, prandaj duhet të marrim fitoren pa alibi”.

Vllaznia është vetëm një pikë larg Bylis dhe tre nga Partizani e një tjetër fitore do të ishte një ndihmesë e madhe për shkodranët, që nëse vazhdojnë kështu mund ta shohin papritur veten edhe në garë për Europën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI