Flash

Broja dhe Chelsea në karantinë: Hudson-Odoi pozitiv me koronavirus

Lapsi.al 13 March 2020
Broja dhe Chelsea në karantinë: Hudson-Odoi pozitiv me koronavirus

Futbollistë positive me Koronavirus po fillojnë të shfaqen në të gjithë kampionatet, përfshirë Premier League. Bëhet fjalë për Callum Hudson-Odoi të Chelsea e lajmin e ka komunikuar vetë shoqëria londineze me një notë të publikuar në faqen zyrtare. "Futbollisti Callum Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv me testin e koronavirus - shkruhet në komunikatë - . Personeli i Chelsea që ka qenë në kontakt me të këto ditë do të vetëizolohet sipas dispozitave të vendosura nga qeveria. Mes personave në karantinë do të jetë e gjithë skuadra, stafi teknik e bashkëpunëtorët e klubit".

Callum ka shfaqur simptoma të ngjashme me një ftohje të lehtë të hënën në mëngjes e që nga ai moment nuk ka zbritur më në fushën e stërvitjes si masë paraprake. Sidoqoftë, testi i tij ka rezultuar pozitiv e do të jetë tashmë në karantinë – vazhdoi Chelsea -. Pavarësisht se rezultoi pozitiv për virusin, Callum është mirë e mezi prêt të kthehet në fushë. Do të vazhdojmë të ndjekim linjat e qeverisë e të shëndetësisë me strukturat dhe personelin tonë e do të diskutojmë me Premier League cfarë do të bëjmë me ndeshjet tona. I urojmë Callum një shërim të shpejtë e mezi presim ti japim mirëseardhjen në klub".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI