Flash

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

Uefa vendosi, ndërpritet Champions e Europa League: dy hipoteza për Euro 2020

Lapsi.al 13 March 2020
Uefa vendosi, ndërpritet Champions e Europa League: dy hipoteza për

Vendimi ishte në ajër dhe tashmë mbërriti: Uefa vendos të ndalojë Champions League e Europa League e të shtyjë 1/8 për të ndaluar shpërndarjen e koronavirus mes futbollistëve pas rasteve që janë shfaqur në Itali e Angli. Të shumta skuadrat në karantinë - Juventus, City, Real Madrid, Chelsea, Inter – e kanë detyruar kështu drejtuesit e futbollit të ndalojnë kompeticionet e, për pasojë, të provojnë të ndërtojnë një calendar të ri. Si pasojë e menjëhershme do të jetë shtyrja e Euro 2020, me të paktën dy hipoteza në tavolinë: të luhet në vjeshtë, ose më e mundshmja, të shtyhet për në 2021 kompeticioni.

"Në dritën e zhvillimeve në lidhje me shpërndarjen e COVID-19 në Europë e vendimeve të marra nga qeveri të ndryshme – shkruhet në komunikatë -, të gjitha ndeshjen e kompeticioneve UEFA për klube në program javën e ardhshme do të shtyhen. Kjo përfshin edhe ndeshjet e mbetura të UEFA Champions League, kthimin e 1/8, në program në 17 e 18 mars 2020; të gjithë ndeshjet e UEFA Europa League, në program në 19 mars 2020; të gjitha ndeshjet e UEFA Youth League, cerekfinalet në program në 17 e 18 mars 2020. Vendime të mëtejshme për zhvillimin e ngjarjeve do të jepen në një kohë të dytë.

Si pasojë e shtyrjeve, edhe shorti i cerekfinaleve të UEFA Champions League e UEFA Europa League parashikuar në 20 mars janë shtyrë. Në bazë të këtij vendimi, kampionatet mund të zgjaten deri në verë e Europiani mund të spostohet në vjeshtë. Hipoteza më e fortë megjithatë është ajo e zhvillimit pas një viti, duke preferuar më parë që të luhet një sezon I rregullt nga vjeshta në maj 2021.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI