Flash

Ndalon edhe Bundesliga: futbolli resht në të pesë kampionatet elitare europiane

Lapsi.al 13 March 2020
Ndalon edhe Bundesliga: futbolli resht në të pesë kampionatet

Koronavirus detyron futbollin të ndalojë në të gjithë kampionatet më të rëndësishme të Europës. Anglia, Gjermania e Franca kanë njoftuar pezullimin e Premier League, Bundesliga e Ligue 1, duke iu bashkuar kështu Italisë e Spanjës. I njëjti fat edhe për kampionatin skocez, e madje edhe Federata amerikano jugore ka zgjedhur të ndalojë Kupën Libertadores e kualifikueseve për Botërorin 2022.

Po sot erdhi edhe masa për ndalimin e kompeticioneve nga Uefa, bëhet fjalë për Champions e Europa League, e menjehërë edhe Franca reagoi duke ndërprerë kampionatet në vend. Gjermania fillimisht kishte zgjedhur të luante ndeshjet e fundjavës, për tu ndalur vetëm të hënën, por kujdesi coi më pas DFL (Federata gjermane) të vendoste pasdite të ndalonte kampionatin menjëherë. I njëjti vendim erdhi nga Premier League, i ndaluar deri në 4 prill.

Vendimi i FA angleze ka sjellë pasoja edhe tek Skocia: Federata skoceze ka lajmëruar pezullimin e futbollit kombëtar në interes të shëndetit e sigurisë së lojtarëve, zyrtarëve të ndeshjeve, stafit, tifozëve e publikut.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI