Flash

Më i miri i burgut në turne: Ronaldinho gol, asist e trofe

Lapsi.al 14 March 2020
Më i miri i burgut në turne: Ronaldinho gol, asist e trofe

Ronaldinho ka thyer një tjetër rregull në Paraguay, por këtë herë "krimi" nuk duhet ti sjellë një shtim të dënimit. Ish-kampioni brazilian, në gjendje arresti për përdorim të pasaportave false me të cilën është futur në Paraguay, ka marrë pjesë në turneun e calcetos së burgut me vetëm një rregull për të respektuar: nuk mund të shënonte. Rezultati? Fitore 11-2 me gjashtë asist e... pesë gola. Në fund një trofe...

Ish-lojtari i Barcellona e Milan ishte ylli i padiskutueshëm i turneut dhe nuk kanë munguar fotor e videot e turneut më të pazakontë të luajtur ndonjëherë nga Ronaldinho, të postuara në rrjetet sociale. Kishte vetëm një rregull ad hoc i vendosur në vigjilje për të evituar që përballja të ishte e pabarabartë, si në fakt ndodhi.

Por policët, pasi i limituan lirinë për cështjen e pasaportave false, nuk arritën ti hiqnin dëshirën për të zbavitur, për tu zbavitur e për të shënuar. Ronaldinho me këpucët që ia huazoi një nga gardianët, ka marrë pjesë në të 11 golat e skuadrës që i dorëzuan trofeun. Sigurisht më i cuditshmi e i paprituri për tu vendosur në palmares.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI