Flash

Ndryshimi drastik i Champions e Europa League: Uefa propozon një Final Four në Stamboll

Lapsi.al 15 March 2020
Ndryshimi drastik i Champions e Europa League: Uefa propozon një Final Four

Në kohën kur emergjenca sanitare përhaper nëpër botë, Uefa mendon për zgjidhjet e mundshme për të kompletuar Champions e Europa League. E nga faqet e As mbërrijnë disa të dhëna rreth hipotezës mbi të cilën po mendojnë në Nyon prej disa ditësh. Bëhet fjalë për një Final Four të padëgjuar: dy gjysëmfinale me ndeshje teke e një finale në një vend të vetëm (Stamboll). Idea do të propozohet të martën për Federatat gjatë mbledhjes së thirrur nga Uefa për të bërë qartësimin e situatës së futbollit europian.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një ide, por ndjesia është se zgjidhja për një vend unik mund të përfaqësojë një alternativë të vlefshme për të arritur të kompletojë në kohë Champions e Europa League. Emergjenca koronavirus, nga ana tjetër, për momentin nuk jep qartësi për kohët e pozicionimi i 55 Federatave do të jetë vendimtar për për përcaktuar fatet e turneve.

E vetmja gjë e sigurtë për momentin, është se nëse do të aprovohet linja e Final Four, selia do të jetë Stambolli. Në kryeqytetin turk, në fakt, ishte programuar të luhej finalja e 30 majit e pikërisht në Atatürk, natyrisht me data të ndryshme, do të mund të zhvillohen edhe gjysëmfinalet në kohë të afërta si të Champions ashtu dhe Europa League.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI