Flash

Rrëfimi tronditës i Prandellit: "Kam humbur miq e kam të afërm në karantinë"

Lapsi.al 15 March 2020
Rrëfimi tronditës i Prandellit: "Kam humbur miq e kam të

Mes zonave më të goditura nga epidemia e Covid-19 është sigurisht ajo breshiane. Një nga personazhet e famshëm të kësaj zone është Cesare Prandelli, që ka treguar momentin e komplikuar të miqve e të afërmve: "Kam humbur disa miq për shkak të koronavirus e kam disa të afërm në karantinë që janë pozitivë, por në shtëpi. Ndoshta vonuam me një javë mbylljen e gjithckaje".

Në zonën e Brescia rritja e rasteve të personave të infektuar është konstante e situatën e ka rrëfyer ish-tekniku i kombëtares së Italisë: "Duhet të pranojmë realitetin e të qendrojmë në shtëpi, vetëm kështu mund ti ndihmojmë njerëzit. Kam humbur miq, është një situatë dramatike sidomos për familjarët që nuk kanë mundur dot ti qendrojnë pranë të afërmve të tyre".

Infektimi po përhapet me shpejtësi: "Në një fshat si Orzinuovi mjaftoi një ndeshje kundër një skuadre të një vendi të Lodigiano për të shpërthyer virusin. Edhe unë kam të afërm në karantinë ose pozitivë, por sakrificat po i bëjnë në spital, mjekët e infermierët. Ndoshta ndaluam gjithcka një javë me vonesë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI