Flash

Fake news shndërrimi i hoteleve të CR7 në spitale: nga Portugalia mohoet versioni spanjoll

Lapsi.al 15 March 2020
Fake news shndërrimi i hoteleve të CR7 në spitale: nga Portugalia

Duket se është gjithnjë e më shumë një lajm fals ai që erdhi nga Spanja sipas të cilit Cristiano Ronaldo ka ndërmend ti shndërrojë hotelet në Portugali në spitale për të përballuar emergjencën e koronavirus. Në mëngjes Marca shpërndau lajmin duke i besuar komentit të Edgar Caires, mikut personal të Cristiano, por në rrjetet online nisën dyshimet mbi gjestin e madh të sulmuesit të Juventus.

Duke nisur nga Jornal Madeira, e përditshmja e vendlindjes së CR7, që e ka konsideruar lajmin mbi hotelet si një "fake". "Ky informacion që është publikuar nga e përditshmja spanjolle sportive Marca, është false dhe është përgënjeshtruar".

Një pozicionim i fortë dhe i qartë, që fshin me një goditje të vetme atë që është shkruar për lëvizjen e CR7 në favor të emergjencës koronavirus në Portugali. Fake news godasin përsëri, edhe në kohë krize.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI