Flash

Brazili nuk ndal kampionatin: protesta e Gremios "në fushë me maska kundër virusit"

Lapsi.al 15 March 2020
Brazili nuk ndal kampionatin: protesta e Gremios "në fushë me

Ndalohen ndeshje, mbyllen dyert e stadiumeve, por në Brazil ndodh dicka krejtësisht tjetër. Të detyruar të zbresin në fushë kundër Sao Luiz, edhe pse me dyer të mbyllura, tekniku i Gremio Renato Portaluppi, në shenjë proteste vendosi të shkojë në pankinë, ai e pjesëtarët e stafit të tij, me maska në fytyrë. Të njëjtën gjë e bënë përpara se të fillonte ndeshja, edhe futbollistët e 'Tricolor' të Porto Alegre, që pastaj për të luajtur i hoqën.

Renatos nuk i ka pëlqyer impostimi i drejtuesve të klubit që vendosi të mbështeste tezën e federatës së shtetit brazilian të Rio Grande do Sul, sipas të cilit nuk duhet ndaluar kampionati gaucho, pavarësisht emergjencës së koronavirus. Por për trajnerin nuk duhej luajtur, as me dyer të mbyllura. "Ky është homazhi i Gremio për të gjithë ata persona, gati 6 mijë - ka thënë Renato - që kanë humbur jetën në botë për shkak të koronavirus. Protestojmë sepse edhe ne futbollistët e njerëzit e futbollit jemi njerëz. Spektatorët mbrohen me dyer të mbyllura, duke i ndaluar të shkojnë në stadium, po për ne kush mendon?" "Shpresoj që kush mundet, të ketë mirësinë të ndalojë kampionatet - ka shtuar Portaluppi -. Duhet të ndalë i gjithë Brazili e nëse nuk ndodh ti marrin përsipër pasojat. Jeta nuk ka cmim, jemi nerëz e kemi një familje edhe ne".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI