Flash

Presidenti më i urryer i futbollit gjerman financon vaksinën e kundërshton Trump: "Do jetë e të gjithëve"

Lapsi.al 16 March 2020
Presidenti më i urryer i futbollit gjerman financon vaksinën e

Dietmar Hopp është pronari i Hoffenheim që pak javë më parë përfundoi në faqe të parë të të gjithë të përditshmeve sportive europiane sepse mbeti viktimë e një fushate absurde urrejtje nga ana e ultras të disa skuadrave në Bundesligë. Por Dietmar Hopp nuk është vetëm numri 1 i skuadrës së Sinsheim, në Baden-Württemberg: është gjithashtu edhe investitori kryesor i Curevac, kompania që bashkëpunon me ministrinë gjermane të shëndetit për realizimin e vaksinës kundër Covid-19.

Ishte pikërisht Hopp (sipas Der Spiegel e New York Times) i tha jo në mënyrë absolute presidentit amerikan Donald Trump: jo mundësisë që vaksina, sapo të shpikej, të bëhej pronë ekskluzive e Shteteve të Bashkuara për një lumë milionësh, madje miliarda dollarë. Kur vaksina të gjendet, ka qenë përgjigja e Hopp, do të jetë pasuri publike botërore.

Hopp - bën të ditur Der Spiegel - ka saktësuar se Curevac po studion vaksinën kundër koronavirus për “të ndihmuar njerëzit jo vetëm në disa rajone apo shtete, por në mënyrë solidare në gjithë botën”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI