Flash

Liverpool? Premier League fitohet nga Crystal Palace

Lapsi.al 16 March 2020
Liverpool? Premier League fitohet nga Crystal Palace

Emergjenza koronavirus ka ulur në gjunjë futbollin europian duke e detyruar të ndalojë kampionatet, që tani janë në dilema se si të mbyllin aktivitetin. Në Angli, një nga opsionet e marra në konsideratë, në rast se pauza zgjatet shumë, është ajo e të mbyllurit kampionatin me klasifikimin aktual, duke i dhënë titullin Liverpool. Por në fakt nuk është mendimi i vetëm, sepse ka nga ata që kanë shpejtuar të japin ide alternative: të dorëzohet titullu në bazë të klasifikimit të tre ndeshjeve të fundit.

Idea revolucionare i ka ardhur Steve Parish, presidentit të Crystal Palace, që ironikisht ka sugjeruar që kompeticioni duhet të vendoset nga tre ndeshjet e fundit të luajtura. Përse pikërisht tre ndeshje? Sepse kështu skuadra e tij do të bëhej kampione e Anglisë...

WEST HAM: "PREMIER TË ANULLOHET"

Mes atyre që diskutojnë se kush duhet të jetë kampion ka nga ata që mendojnë se kampionati duhet anulluar. Bëhet fjalë për Karren Brady, zëvendëspresidente e West ham, që ka propozuar që turneu të deklarohet i anulluar: "Nuk mund të evitohet mundësia që Premier League, ashtu si kategoritë inferiore të futbollit anglez, duhet të anullohen e ky sezon të deklarohet i humbur, sepse nëse lojtarët nuk mund të luajnë, ndeshjet nuk mund të vazhdojnë", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI