Flash

Letër e hapur e presidentit të F1 Carey: "Do të rinisim sapo të garantohet siguria"

Lapsi.al 17 March 2020
Letër e hapur e presidentit të F1 Carey: "Do të rinisim sapo
Formula 1, ashtu si praktikisht cdo sport tjetër, është dashur të ndalojë përballë koronavirus: duke anulluar në castet e fundit Cmimin e Madh inaugurues të Melbourne, pastaj me radhë Bahrain e Vietnam. Në këtë pikë, kur asgjë nuk është e qartë, e me garat e para të spostuara në fund të kalendarit të cirkusit, tifozët duan të dinë se kur do të fillojë sezoni gjë që drejtuesit e Formula 1 e sqarojnë në një letër të hapur. "Situata është në zhvillim, prioriteti është shëndeti: sapo të ketë të reja do të komunikohen menjëherë" lexohet në një letër të firmosur nga presidenti Chase Carey. "I kërkojmë ndjesë tifozëve për anullimin e datës australiane por, duke parë situatën në zhvillim të vazhdueshëm, besojmë se kemi marrë vendimin e duhur. E dimë që doni të dini kur do të rinisin garat e për momentin nuk mund tiu japim përgjigje precise. Do të rinisim sapo të garantohet siguria e të gjithëve, konsultohemi cdo ditë me ekspertë e qeveri: do tiu mbajmë të informuar" lexohet në leterën e presidentit të Formula 1.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI