Flash

Një jetë me Inter: Handanovic do të rinovojë deri në 2022

Lapsi.al 17 March 2020
Një jetë me Inter: Handanovic do të rinovojë deri në

Ndalon futbolli por jo merkato. Inter punon në prespektivë e në kohën kur vazhdojnë e turbullojnë ambjentin zërat për një largim të mundshëm të Lautaro Martinez në drejtim të Barcellona (me shumë mundësi me përfshirjen e Vidal në tratativë për të ulur cmimin e argjentinasit), Marotta po punon shumë për përorcimet e ardhshme dhe rinovimet. Një prej tyre i përket Samir Handanovic, kapiteni i Inter, lider i grupit të Antonio Conte, pedina thelbësore jo vetëm nga pikëpamja teknike.

Portieri slloven është gati të zgjasë kontratën e tij me zikaltrit deri në 2022, duke u lidhur kështu përjetë me klubin milanez, duke qenë se në përfundim të kontratës së re do të jetë në moshën 37 vjecare. Mbetet megjithatë në lojë cështja e zëvendësuesit të tij, problem që u shfaq frikshëm gjatë shkurtit kur Handanovic u detyrua të ndalonte për shkak të dëmtimit në dorë.

Kështu, për të tashmen e të ardhmen, Inter ka ndërmend të mbrohet, duke kthyer në bazë Radu, që do të jetë portieri i dytëa, por sipas asaj që mësohet objektivi për të ardhmen e portës zikaltër është tek Udinese: idea është ajo për të "prenotuar" Juan Musso të Udinese, që vlerësohet 30 milionë euro nga friulani, duke e lënë edhe një vit në Friuli të maturohet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI