Flash

Gjesti i madh i Abramovic: Hoteli i Chelsea në dispozicion të mjekëve e infermierëve

Lapsi.al 18 March 2020
Gjesti i madh i Abramovic: Hoteli i Chelsea në dispozicion të

Mes njerëzve të sportit që kanë zbritur në fushë për të përballuar emergjencën koronavirus është edhe Roman Abramovich. Numri 1 i Chelsea ka vendosur të vërë në dispozicion Millennium Hotel të Stamford Bridge në shërbim të NHS, sistemi shëndetësor kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar. Struktura do të jetë e rezervuar për mjekët e infermierët që punojnë në spitale në veri-perëndim të Londrës, për ta bërë më të lehtë ndërrimin e turneve për ta, duke parë sforcot që mund ti kërkohet të bëjnë për të kundërshtuar efektet e pandemisë.

Idea është ajo për të bërë më të thjeshtë lëvizjet e personelit mjekësor, duke i evituar lëvizjet e gjata për tu kthyer në shtëpi e duke i dhënë mundësinë e më tepër pushimi nga një turn në tjetrin. Hoteli do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për të paktën dy muaj - lexohet në komunikatën e klubit -, e fillimisht do të jetë i dedikuar atyre që punojnë në spitalet e zonës, por disponibiliteti mund të shjtrihet edhe për ata që punojnë në struktura të tjera shëndetësore, në varësi të zgjerimit të epidemisë. Përdorimi i tij do ti ndalohet atyre që kanë simptomat e infeksionit nga Covid-19.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI