Flash

Tokyo 2020 nuk ndalet, por bota e sportit proteston: "E papërgjegjshme të vazhdohet"

Lapsi.al 18 March 2020
Tokyo 2020 nuk ndalet, por bota e sportit proteston: "E papërgjegjshme

Me shtyrjen e Europianit, Kupës së Amerikës e Botërorit të Klubeve, turneu i vetëm i madh që i reziston efektit koronavirus, është Olimpiada. Presidenti i Cio, Bach, vazhdon të pretendojë se Lojërat verore do të zhvillohen rregullisht në datat e parashikuara e të njëjtën gjë e përsërisin edhe organizatorët japonezë. Vetëm se dicka më pak se katër muaj nga Tokyo 2020, dyshimet e zërat kundër këtij vendimi po rriten nga dita në ditë.

I fundit është Hayley Wickenheiser, gjashtë herë pjesëmarrëse në Olimpiadë, fituese e katër medaljeve të arta në hockey mbi akull për femra e anëtare e Komitetit olimpik kanadez. "Kjo krizë është më e madhe se Olimpiada. Atletët nuk mund të stërviten. Pjesëmarrësit nuk mund të udhëtojnë. Mendoj se Cio, duke insistuar mbi faktin se do të vazhdojë përpara, me të tillë bindje, tregon pandjeshëmëri dhe pëpërgjegjshmëri. Nuk e dimë ende cfarë do të ndodhë në 24 orët e ardhshme, imagjino në tre muajt e ardhshëm. Lojërat duhet të anullohen? Askush nuk e di më në këtë pikë. Të thuash me saktësi se do të zhvillohen është një padrejtësi për fazën e përgatitjeve të atletëve e popullsinë globale në përgjithësi", ka thënë ajo.

Ana më kritike i takon pikërisht atletëve, që kanë vështirësinë të stërviten e mbi të gjithë shohin të anullohen ditë pas dite gara të ndryshme kualifikuese. Një cështje aspak për tu anashkaluar. E gjitha kjo ndërsa vazhdon udhëtimi i flakës olimpike drejt podiumit në Tokio për ndezjen e fiksuar në 24 korrik. Pishtari pritet të premten në Japoni pas një udhëtimi të gjatë me avion nga Athina me një Boing 787 të dedikuar, të quajtur "Tokyo 20920 Go", që shpresojmë të mos shkojë bosh...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI