Flash

Serie A, Marotta e Lotito përplasen për stërvitjet: të premten vendimi

Lapsi.al 19 March 2020
Serie A, Marotta e Lotito përplasen për stërvitjet: të

Në pritje të rinisë Serie A, gjithnjë nëse koronavirus e lejon, shoqëri të ndryshme kanë nevojë të organizohen me rifillimin e stërvitjeve e sipas Gazzetta dello Sport, edhe kjo temë është bërë objekt debatesh e polemikash. 'Përplasja' ka ndodhur gjatë një mbledhje: nga njëra anë Lotito e De Laurentiis, që duan të rinisin aktivitetin që nga e hëna, nga ana tjetër Marotta, i mbështetur nga mjekët sportivë e nga drejtuesit e tjerë, që nuk duan të kthehen në fushë përpara 3 prillit.

Për Lazio e Napoli (përvec Cagliari që për momentin ka fiksuar grumbullimin të shtunën) ekzistojnë kushtet e sigurisë për tu kthyer në stërvitje, ndërsa Inter e klubet e tjera janë bërë aletë të këshillave të mjekëve për të cilët "është detyrim, në dritën e situatës aktuale të emergjencës shëndetësore, të rekomandojmë për shoqëritë profesioniste ndërprerjen e stërvitjes të paktën deri në 3 prill". Ata që dëshirojnë të kthehen në fushë në fillim të muajit të ardhshëm, kërkojnë principin e uniformitetit, duke kërkuar që stërvitjet të rifillojnë për të gjithë në të njëjtën ditë.

Një linjë që duket se është ajo fituese, sepse sipas asaj që bëhet e ditur do të zyrtarizohet në asamblenë e klubeve që do të jetë të premten, votuar nga mazhoranca. Të gjithë në fushë vetëm nga 4 prilli, datë që do ti lejonte edhe skuadrave të tjera që sot janë në izolim të fillonin bashkë me të tjerat.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI