Flash

Theu karantinën për ditëlindjen e të fejuarës: denoncohet në Serbi sulmuesi i Real Madrid

Lapsi.al 19 March 2020
Theu karantinën për ditëlindjen e të fejuarës:

Futbollistët serbë, Luka Jovic i Real Madrid e Nikola Ninkovic i Ascoli, kanë thyer detyrimin e vetë-izolimit pasi u kthyen në Serbi, e janë denoncuar nga forcat e rendit mbi bazën e rregullave të reja të qeverisë në përpjekje për të bllokuar shpërndarjen e koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe.

Jovic në vecanti, saktësohet në shkrim, ka braktisur karantinën e Blancos në Madrid e ka shkuar në Serbi për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij, Sofija Milosevic. E ka kritikuar rikthimin në atdhe, në këtë periudhë epidemie, të disa futbollistëve që kanë kontrata milionere jashtë kufijve, e që nuk i nënshtrohen detyrimit të vetë-izolimit, vetë kryeministrja serbe Ana Brnabic, që megjithatë nuk foli me emra.

Ministri i brendshëm Nebojsa Stefanovic ka konfirmuar denoncimin penale kunddrejt disa sportistëve, pa treguar identitetin: "Kemi denoncuar edhe disa eksponentë të njohur të sportit. Ata do të përgjigjen para gjykatave", ka përfunduar ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI