Flash

Zgjidhi kontratën se u sulmua në dhomat e zhveshjes: Leao do t'i paguajë Sporting 16,5 milionë euro

Lapsi.al 19 March 2020
Zgjidhi kontratën se u sulmua në dhomat e zhveshjes: Leao do t'i

Një goditje e rëndë, pikërisht në një kohë krize për Rafael Leao. Sulmuesi i Milan duhet të dëmshpërblejë tashmë me 16.5 milionë euro Sporting Clube të Lisbonës, klub nga i cili prishi kontratën në mënyrë të njënashme në verën e 2018-ës si pasojë e agresionit të pësuar nga ana e tifozëve që u futën me forcë në qendrën sportive të skuadrës. Ky është verdikti i CAS në Lozanë që ka përmbysur plotësisht vendimin e mëparshëm të Fifa, që e përcaktoi të papranueshëm ankimimin e prezantuar nga klubi portugez.

Pas agresionit të tifozëve, Leao prishi kontratën me Sporting CP në mënyrë të njënashme, duke u transferuar në Francë tek Lilla, nga ku Milan e bleu verën e kaluar për 35 milionë. Klubi luzitan i ishte drejtuar Fifa-s duke kundërshtuar vlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës e duke shpjeguar në ankimim se "lojtari nuk kishte në kohën e ngjarjes motive të vlefshme për të zgjidhur kontratën që e lidhte me klubin tonë" e duke kërkuar kështu një dëmshpërblim ekonomik.

Pas refuzimit të Fifa, mendoi CAS për të përmbysur verdiktin, me sulmuesin kuqezi që tashmë është i detyruar të dëmshpërblejë për 16,5 milionë euro ish-klubin e tij.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI