Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Thyhet karantina e Juventus: Higuain, Pjanic e Khedira largohen nga Torino

Lapsi.al 19 March 2020
Thyhet karantina e Juventus: Higuain, Pjanic e Khedira largohen nga Torino

Gonzalo Higuain ka vendosur të largohet nga Torino e të kthehet në Argjentinë për të shkuar pranë të ëmës që nuk është mirë me shëndet. Sulmuesi i Juventus, pasi iu nënshtrua gjatë javës kontrolleve mjekësore për të verifikuar gjendjen e tij shëndetësore e rezultoi negativ ndaj tamponit për koronavirus, është larguar nga J-Hotel në Continassa ku ishte në izolim me familjen, për tu kthyer në atdhe për motivin e "bashkimit familjar". Sulmuesi bardhezi ka bërë lëvizjen e tij në akord me shoqërinë (ka lajmëruar fillimisht presidentin Agnelli, e duke qenë se stërvitjet janë të ndaluara, nuk kishte teknikisht nevojë për asnjë autorizim) duke u pajisur me dokumentat që dëshmojnë gjendjen e tij shëndetësore. Nga aeroporti i Caselle, Higuain ka fluturuar me jet privat në Francë, nga aty për në Spanjë për të mbërritur më në fund në Argjentinë.

Lajmi fillimisht u shoqërua nga akuzat për papërgjegjshmëri të argjentinasit dhe akuzat që e bënin fajtor për largim nga karantina. Por faktet janë ndryshe: Higuain, në përfundim të karantinës së tij e me dokumentin që vërteton negativitetin e tij ndaj koronavirus, pasi ka njoftuar drejtuesit e klubit, ka vendosur të udhëtojë tek e ëma, për ti qendruar pranë në një moment delikat. Ekzaktësisht si shokët e tjerë të skuadrës, si Cristiano Ronaldo që ndodhet në Madeira, ai do të kthehet në Torino kur Juventus të nisë përgatitjet.

Si Pipita, janë kthyer tek familjet e tyre edhe Miralem Pjanic e Sami Khedira. Të gjithë janë larguar nga izolimi, pasi kanë rezultuar negativë ndaj koronavirus.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI