Flash

Zyrtare/ Premier League nuk do të fillojë deri në 30 prill: vendosën krerët e FA

Lapsi.al 19 March 2020
Zyrtare/ Premier League nuk do të fillojë deri në 30 prill:

Futbolli anglez do të ndalojë të paktën deri në 30 prill. Ky është vendimi që ka marrë Football Association në akord me Premier League e Ligën angleze. Zgjatet në këtë mënyrë ndalimi, fillimisht i parashikuar deri në 3 prill. Krerët e futbollit anglez kanë bërë të ditur se do të kthehet loja vetëm nëse do të jenë kushtet për ta bërë e se mendimi i parë shkon për të prekurit nga koronavirus.

E kështu, zgjatet ndalesa e të gjithë kampionatëve profesionistë të Anglisë (meshkuj e femra), që fillimisht mendohej të ishte deri në fillim të prillit. "Jemi të bashkuar - lexohet në komunikatë - në impenjimin për të gjetur një mënyrë për të rifilluar sezonin futbollistik 2019/20 e të garantojmë që të gjithë ndeshjet e kampionatit, kupave kombëtare e ato europiane të luhen sapo të jenë kushtet e sigurta. Kemi ndarë zgjedhjen me Uefa për të shtyrë Europianin me një vit pikërisht për të patur hapësirë në kalendarë e për të ruajtur integritetin e cdo kompeticioni".

Normat e FA stabilizojnë që "sezoni do të përfundojë jo përtej 1 qershorit" e "cdo kompeticion duhet, brenda limitit të vendosur nga Federata, të përcaktojë zgjatjen e sezonit të tij të lojës. Sidoqoftë, këshilli i administrimit ka rënë dakord se ky limit mund të shtyhet në pafundësi për sezonin 2019/20 në lidhje me futbollin profesionist".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI