Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Një deri në 12 vjet burg për Jovic: presidenti serb kërcënon dy lojtarët: "Nëse dalin, do ti arrestojmë"

Lapsi.al 20 March 2020
Një deri në 12 vjet burg për Jovic: presidenti serb

Është më shumë se i ashpër pozicionimi i marrë nga presidenti i Serbisë kundër Luka Jovic e Nikola Ninkovic, të kthyer në atdhe nga Spanja e Italia pasi thyen karantinën dhe kufizimet e lidhura me emergjencën koronavirus. "Nëse një prej të dyve del nga shtëpia, do të arrestohet", ka kërcënuar Aleksandar Vucic, duke komentuar daljen nga izolimi të lojtarit të Real Madrid. "Mendoj se të dy janë mërzitur për atë që kanë bërë, por do ti qartësoj atyre se jeta e njerëzve tanë është më e rëndësishme se milionat e tyre", ka shtuar Vucic, duke rritur dozën e tensionit.

Fjalë të forta e të qarta, për të konfirmuar linjën e fortë kundër atyre që nuk respektojnë situatën. Prokuroria do të procedojë penalisht kundër Jovic për faktin se është larguar nga apartamenti i tij në lagjen qendrore të Vracar, ku duhej të qendronte në vetë-izolim. Një vendim që lë pak hapësira për interpretime e pas të cilës sulmuesi i Real rrezikon një gjobë e një dënim nga 1 në 12 vjet burg.

NINKOVIC MOHON GJITHÇKA

Pas lajmeve për një denoncim, për faktin se kishin thyer vetë-izolimin, vendosur nga qeveria serbe, Nikola Ninkovic i beson reagimin e tij një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Ascoli. "Jam me familjen, nuk ndodhi absolutisht asgjë nga ajo që raportojnë mediat - shkruan sulmuesi -. Jam në shtëpi për periudhën e duhur të karantinës, për ata që vijnë nga Italia".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI