Flash

Masa drastike edhe ndaj Messi: Barcelona do ti shkurtojë pagën

Lapsi.al 20 March 2020
Masa drastike edhe ndaj Messi: Barcelona do ti shkurtojë pagën

Në shinat e klubeve të tjerë europianë, edhe tek Barcellona po qarkullon seriozisht hipoteza e një shkurtimi të pagave të lojtarëve. Klubi blaugrana po vlerëson një plan për të reduktuar pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Mes masave për tu adaptuar është edhe ajo e reduktimit të kostove, që mund edhe të përkthehet në një reduktim të kostove të mbajtjes së punonjësve. E mes tyre janë natyrisht edhe lojtarët, sipas asaj që bën të ditur 'La Vanguardia'.

Mali i pagave në shtëpinë e katalanasve, përfaqëson 61% të buxhetit total të planifikuar për sezonin 2019/2020. Në total, janë 507 milionë euro në vit paga e 135 amortizime. È për këtë motiv, klubi katalanas mund ti kërkojë Messi e të tjerëve një sakrificë të tillë për tu adaptuar në këtë situatë të jashtëzakonshme. Burime të brendshme të klubit bëjnë të ditur se është i nevojshëm një "plan mbijetese" që do të sjellë pashmangshmërisht "sakrifica".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI