Flash

Moratti dhuron 1 milion euro për Lombardinë: "Detyrë mbështetja e atyre që luftojnë virusin"

Lapsi.al 21 March 2020
Moratti dhuron 1 milion euro për Lombardinë: "Detyrë

Familja Moratti zbret në fushë në krah të Rajonit të Lombardisë në luftën kundër koronavirus. Saras, shoqëria president i të cilës është ish-numri 1 i Inter, ka vendosur të bëjë një donacion prej 1 milion euro në favor të Rajonit të Lombardisë. Shoqëria ka marrë pjesë ndërkohë në financimin e projekteve specifikë për të përforcuar strukturat shëndetësore të Lombardisë e Sardenjës, ku vepron me rafinerinë Sarroch, e që ka vënë në dispozicion të strukturave që po koordinojnë emergjencën në Cagliari furnizimin me karburantin e nevojshëm për të administruar situatën.

Tani vjen një tjetër lëvizje, shumë më e vendosur, në mbështetje të strukturave shëndetësore të Lombardisë: "Në këtë moment të një emergjence kolektive - ka specifikuar Massimo Moratti - spitalet janë struktura të cilave i kërkohet sforco më e madhe e roli i tyre është vendimtar për të luftuar këtë virus. Ndjejmë detyrën të mbështesim konkretisht Rajonin e Lombardisë, që është ndër zonat më të goditura e që, mes shumë vështirësish, po përballet me emergjencën së bashku me strukturat shëndetësore të territorit, të bashkuar nga një shpirt përgjegjësie, kurajo e dedikimi".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI