Flash

Gruaja e Inzaghi nxjerr sekretet e shtëpisë: "E ndaluar të flasim për titullin"

Lapsi.al 22 March 2020
Gruaja e Inzaghi nxjerr sekretet e shtëpisë: "E ndaluar të

Ëndërra titull e Lazio është ndërprerë, momentalisht, nga emergjenca koronavirus, por Simone Inzaghi mbetet i përqendruar në vigjilje të një rinisje të mundshme të Serie A. Tekniku lacial ka mundur të fshehë mirë ndjesitë, deri kur gruaja e tij Gaia Lucariello vendos të nxjerrë jashtë karantinës sekretet e shtëpisë: "Në shtëpinë tonë është e ndaluar të flasim për titullin: argumenti tabù" ishin fjalët e saj për Il Tempo.

Nuk flitet për titullin, por ndalesa e ndeshjeve është një argument që nuk mund të shmaget: "Një keqardhje e madhe, ishte një fat i keq edhe duke parë momentin e formës së Lazios, por kur ndodhin gjëra më të mëdha nuk mund vecse ti pranosh. Sipas meje kampionati do të rinisë me dyer të mbyllura dhe do të mbarojë".

Stërvitjet në kushtet e një emergjencë të plotë për koronavirus janë një pikë shqetësuese, sidomos për Lucariello që është edhe shtatzanë: "Më tremb shumë idea nëse Simone do të rinisë të stërvisë skuadrën, nuk e di nëse do të largohem, apo do ti them të qendrojë në Formello. Ky është një virus i heshtur, ka shumë pa simptoma që mund ta transmetojnë duke qenë mirë. Kam shumë frikë".

Për pjesën tjetër Inzaghi "në lidhje me ndeshjet, mbetet në kontakt me shoqërinë e lojtarët. E pasdite, nëse nuk ka 'conference call', i dedikohet djalit tonë Lorenzo" ka sqaruar Lucariello. Kjo do të thotë se bëjnë detyrat, por edhe luajnë futboll bashkë: "Luajnë në shtëpi sikur të mos kishte asnjë problem, kanë thyer gjithcka ishte e mundur të thyhej".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI