Flash

Tronditet Juventus: Dybala pozitiv me koronavirus

Lapsi.al 21 March 2020
Tronditet Juventus: Dybala pozitiv me koronavirus
"Përshëndetje të gjithëve, doja tiu informoja se sapo morëm rezultatet e testit Covid-19 e si unë ashtu dhe Oriana kemi rezultuar pozitivë. Fatmirësisht jemi në gjendje perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja. Një përshëndetje të gjithëve!". Me një postim në tre gjuhë (në italisht, spanjisht e anglisht), Paulo Dybala ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus e bashkë me të edhe e fejuara e tij. Në radhët e Juventus Dybala është futbollisti i tretë me Covid 19 pas Rugani e Matuidi. Ashtu si shokët e tij, edhe Joya është pa simptoma e në gjendje të mirë shëndetësore e nuk duket as shumë i shqetësuar, duke qenë se foto e shkrepur me të fejuarën e tregon të buzëqeshur në kopështin e shtëpisë, ku tashmë duhet të qendrojë në karantinë të detyruar prej 14 ditësh.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI