Flash

Milan në ankth: Maldini e i biri pozitivë me koronavirus

Lapsi.al 22 March 2020
Milan në ankth: Maldini e i biri pozitivë me koronavirus

Pas njoftimit të Paolo Dybala, vjen lajmi për dy pozitivë të tjerë me koronavirus në Serie A e bëhet fjalë për Paolo Maldini e djalin e tij Daniel. Lajmin e ka dhënë klubi i Milan me një komunikatë zyrtare: "AC Milan bën të ditur se Drejtori i zonës Teknike i Klubit, Paolo Maldini, duke u njohur me faktin se ka patur kontakt me një person pozitiv e shfaqte simptomat e virusit, i është nënshtruar dje tamponit që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në të njëjtën mënyrë, kjo gjë i ka ndodhur edhe të birit Daniel, sulmuesi i të rinjve kuqezinj i thirrur në ekipin e parë. Paolo e Daniel janë në gjendje të mirë e, pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në banesën e tyre pa kontakte të jashtme, si parashikohet në protokollet mjeko-sanitare, do të zgjasin karantinën për kohën e nevojshme të shërimit të plotë klinik".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI