Flash

Video/ Gjysëm-maratonë në tarracën e shtëpisë: 50 vjecari vrapon 21 km duke bërë 840 xhiro

Lapsi.al 22 March 2020
Video/ Gjysëm-maratonë në tarracën e shtëpisë: 50

Dëshira për sport nuk mund të vritet nga asnjë virus e nuk mund të limitohet nga asnjë urdhër qeverie, pavarësisht se të detyron të qendrosh në shtëpi në mungesë të emergjencave apo nevojës, për të luftuar koronavirus. E shpjegon, madje e dëshmon, Francesco Draghi, një 50 vjecar nga Novafeltria (Rimini) që ka vrapuar një gjysëm-maratonë në tarracën e shtëpisë. Draghi ka bërë 840 xhiro për të arritur 21 km: gjithcka e dëshmuar nga një video, në linjë me të gjithë direktivat për koronavirus.

Në video, ku tregohet qartë se Francesco ka edhe suportin e familjes. 50 vjecari në fund merr edhe një medalje për arritjen, që e ka pritur me humor: "Tani njoh cdo pllakë me saktësi, di edhe ato që kanë nevojë për rregullim!".

https://www.youtube.com/watch?v=4jXAC0eWv68&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI