Flash

"Djemtë e këqij" bëjnë gjestin më të bukur: solidariteti i tifozëve të Dinamo Zagreb ndaj tërmetit

Lapsi.al 22 March 2020
"Djemtë e këqij" bëjnë gjestin më të

Nuk është një kohë e mirë për gjithë botën, por në vecanti për

Kroacinë. Sikur të mos mjaftonte pandemia e koronavirus vendi ballkanik është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter, që ka tronditur Kroacinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në një situatë, ku kuptohet qartë vështirësia, me njerëzit që nuk mund të qendrojnë jashtë, por shumë prej tyre as brenda, për shkak të shkatërrimit të godinave, gjesin më të bukur e kanë bërë "Djemtë e këqij" të Dinamos së Zagrebit, grupimi ultras “Bad Blue Boys”. Organizimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, duke dhënë ndihmën e tyre në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi, duke ndihmuar në shpërndarjen e ilaceve.

Emocionuese po ta mendosh gjestin e tifozëve, që nuk janë ndalur aty, por kanë shkuar edhe në maternitetin e Zagrebit duke dhënë ndihmën e tyre e duke u vënë në dispozicion të zjarrfikësve, për ti ndihmuar ata në mbrojtjen e civilëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI