Flash

Atentat ndaj 2 vëllezërve, njëri humb jetën

Lapsi.al 4 December 2019
Atentat ndaj 2 vëllezërve, njëri humb jetën

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në qytetin e Tepelenës, ku mësohet se dy vëllezër kanë rënë e pre e një atentati. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes mësohet se persona ende të panjohur kanë qëlluar fillimisht shtetasin Artur Bresha i cili punonte roje në një kompani inertesh duke e lënë të vdekur.

Më pas ata kanë qëlluar edhe vëllain e tij Artan Bresha i cili qëndronte një dyqan. Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur mbi ngjarjen e rëndë dhe mbi motivet e saj, por i plagosuri Artan Bresha nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.

Në vitin 2017 ai është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me 1 ton lëndë narkotike marijuanë.

“Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim/ Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton”, - thuhej në komunikatën e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmeti prek Kryeministrinë, por jo Teatrin

Tërmeti me magnitudë 6.4 nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Pasojat janë ndjerë edhe në godinën e Kryeministrisë dhe Kuvendit, ndërsa Teatri nuk ka pës...

15:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI